Keshilli i Ministrave
VENDIM
Nr. 58, date 29.1.2004
PER ORGANIZIMIN E DREJTORISE SE SIGURIMIT TE INFORMACIONIT TE KLASIFIKUAR
Ne mbeshtetje te nenit 100 te Kushtetutes dhe te nenit 25, te ligjit n1'.8457. date 11.2.1999, "Per informacionin e klasifikuar "sekret shteteror"", me propozimin e ministrit te Shtetit per Koordinimin, Keshilli i Ministrave
1. Drejtoria e Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar (DSIK), eshte person juridik, buxhetor, shteteror, ne varesi te Kryeministrit.
2. Veprimtaria dhe detyrat e Drejtorise se Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar percaktohen ne ligjin organik.
3. Struktura dhe organika e Drejtorise se Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar miratohen nga Kryeministri.
4. Per nepunesit e kesaj drejtorie zbatohet legjislacioni per sherbimin civil, ndersa per punonjesit e tjere zbatohen dispozitat e Kodit te Punes.
5. Buxheti i Drejtorise se Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar perben ze te vecante ne buxhetin e Kryeministrise.
6. Pagat e nepunesve te Drejtorise se Sigurimit te Informacionit Klasifikuar percaktohen sipas lidhjes nr.1, qe i bashkelidhet ketij vendimi dhe eshte pjese perberese e tij, ndersa punonjesit e tjere paguhen sipas lidhjes II-5, te vendimit nr.726, date 21.12.2000, Keshillit te Ministrave, "Per pagat e punonjesve te institucionet buxhetore", te ndryshuar.
7. Funksionimi i brendshem behet sipas rregullores perkatese, miratuar nga Kryeministri.
Ky vendim hyn ne fuqi pas botimit ne "Fletoren zyrtare".
KRYEMINISTRI
FATOS NANO
MININISTRI I SHTETIT PER KOORDINIMIN
MARKO BELLO
