Nr. 9345, datë 17.2.2005
PËR RATIFIKIMIN E "MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS TË POLONISË PËR MBROJTJEN E PËRBASHKËT TË INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR"
Në mbështetje të neneve 78 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 shkronja "b" të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDII REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Ratifikohet "Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës të Polonisë për mbrojtjen e përbashkët të informacionit të klasifikuar".
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4498, datë 28.2.2005 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu
NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS TË POLONISË MBI MBROJTJEN E PËRBASHKËT TË INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR
Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës së Polonisë, më poshtë referuar si Palët Kontraktuese, duke pasur si qëllim mbrojtjen reciproke të të gjithë informacionit që është klasifikuar sipas ligjit të brendshëm të njërës Palë Kontraktuese dhe transferuar palës tjetër kontraktuese nga autoritetet kompetente ose persona të autorizuar, kanë rënë dakord si më poshtë:
Përkufizime
1. Informacioni i klasifikuar, për qëllimin e kësaj Marrëveshjeje, është çdo informacion i cili, pavarësisht nga forma dhe mënyra e të shprehurit këtu, gjithashtu edhe gjatë përgatitjes, kërkon mbrojtjen ndaj zbulimit të paautorizuar.
2. Dokumentet të cilat përmbajnë informacione referuar në paragrafin 1, do të markohen me nivelet e klasifikimit të sigurisë sipas ligjeve të brendshme të çdo Pale Kontraktuese. Palët Kontraktuese do të markojnë dokumentet që përmbajnë informacione referuar në paragrafin 1, me nivelin ekuivalent të klasifikimit të sigurisë, sipas dispozitave të paragrafit 3.
3. Palët Kontraktuese pranojnë që nivelet e klasifikimit të sigurisë dhe ekuivalentet e tyre të jenë si më poshtë:
Republika e Shqiperise |
Republika e Polonise |
Ekuivalenca ne anglisht |
TEPER SEKRET |
SCISLE TAJNE |
TOP SECRET |
SEKRET |
TAJNE |
SECRET |
KONFIDENCIAL |
POUFNE |
CONFIDENTIAL |
------------------------ |
ZASTRZEZONE |
RESTRICTED/CONFIDENTIAL |
Autoritetet kompetente
1. Për qëllimin e kësaj Marrëveshjeje, autoritetet kompetente do të jenë:
- Për Republikën e Shqipërisë: Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (Autoriteti i Sigurimit Kombëtar).
- Për Republikën e Polonisë: Drejtuesi i Agjencisë së Sigurimit të Brendshëm (për fushën civile) dhe Drejtuesi i Shërbimeve Informative Ushtarake (për fushën ushtarake).
2. Autoritetet kompetente mund të konkludojnë zbatimin e kësaj Marrëveshjeje.
Masat e ndërmarra nga Palët Kontraktuese
1. Në përputhje me këtë Marrëveshje dhe ligjet e brendshme, Palët Kontraktuese do të ndërmarrin masat e duhura me qëllim mbrojtjen e informacionit të klasifikuar, i cili transmetohet ose prodhohet si rezultat i bashkëpunimit reciprok të të dyja Palëve Kontraktuese.
2. Palët Kontraktuese do të sigurojnë për informacionin referuar në paragrafin 1 të paktën të njëjtën mbrojtje siç aplikohet për informacionin e tyre të klasifikuar, në nivelin përkatës të klasifikimit të sigurisë, sipas nenit 1 paragrafi 3.
3. Informacioni i klasifikuar i transmetuar do të shfrytëzohet vetëm në përputhje me qëllimin për të cilin ai është transmetuar.
4. Çdo Palë Kontraktuese nuk do t'i japë ndonjë pale të tretë informacionin e paraqitur në paragrafin 1, pa pëlqimin më parë të autoritetit të Palës tjetër Kontraktuese.
5. Informacioni i klasifikuar i transmetuar do të lejohet vetëm për ata persona që kanë nevojë për njohje dhe që janë certifikuar dhe brifuar sipas ligjeve të brendshme të secilës Palë Kontraktuese.
Kontratat që përfshijnë aksesin në informacionin e klasifikuar
1. Një subjekt që lejon zbatimin e një kontrate (pala kryesore) mund ta përfundojë kontratën me një subjekt që është për zbatimin e kontratës (kontraktori) së caktuar në territorin e Palës tjetër Kontraktuese, në qoftë se zbatimi i kontratës ka lidhje me dhënien e informacionit të klasifikuar kontraktorit nga ana e kontraktorit apo atij që prodhon këtë informacion të klasifikuar gjatë zbatimit të kontratës.
2. Në rastin e referuar në paragrafin 1, kontraktuesi do t'i kërkojë autoritetit kompetent, për ta paraqitur tek autoriteti kompetent i Palës tjetër Kontraktuese, nxjerrjen e një garancie me shkrim se kontraktori autorizohet të ketë akses në informacionin e klasifikuar për nivelin e caktuar të klasifikmit të sigurisë.
3. Nxjerrja e garancisë, referuar në paragafin 2, do të jetë njëlloj me garancinë e drejtimit të veprimeve të nevojshme për të vërtetuar se kontraktori i plotëson kriteret e duhura për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar, ashtu siç përcaktohet në ligjin e brendshëm të shtetit në territorin e të cilit ndodhet kontraktori.
4. Në qoftë se kontraktori nuk është autorizuar më parë të ketë akses në informacionin e klasifikuar për nivelin e caktuar të klasifikimit të sigurisë, autoriteti kompetent i cili do të nxjerrë garancinë, do të njoftojë menjëherë autoritetin kompetent të Palës tjetër Kontraktuese se, me kërkesën e tij, veprimet e referuara në paragrafin 1 mund të bëhen.
5. Pala kryesore do të njoftojë kontraktorin për kërkesat e sigurisë së domosdoshme për të zbatuar kontratën, e cila përfshin në veçanti një listë të informacionit të klasifikuar dhe rregullat e klasifikimit të informacionit që prodhohet gjatë zbatimit të kontratës. Kërkesat e sigurisë do të paraqiten nga autoritetet kompetente.
6. Autoriteti kompetent i Palës Kontraktuese, në territorin e së cilës kryhet kontrata, do të sigurojë se kontraktori e mbron informacionin e klasifikuar transmetuar nga pala kryesore ose prodhuar gjatë kryerjes së kontratës në përputhje me kërkesat e sigurisë referuar në paragrafin 5 dhe ligjet e brendshme të Palës së interesuar Kontraktuese.
7. Kryerja e kontratës në pjesën që lidhet me aksesin në informacionin e klasifikuar do të lejohet kur kontraktori plotëson kriteret e domosdoshme për mbrojtjen e këtij informacioni të klasifikuar.
8. Autoritetet kompetente do të sigurojnë që çdo nënkontraktor i mundshëm të jetë i detyruar të plotësojë të njëjtat kushte për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar, ashtu siç ato përcaktohen për kontraktorin.
Markimi i informacionit të klasifikuar
1. Informacioni i klasifikuar i transmetuar do të markohet me nivelin korrespondues të klasifikimit të sigurisë sipas nenit 1 paragrafi 3.
2. Kërkesa referuar në paragrafin 1 do të zbatohet gjithashtu për informacionin e klasifikuar që prodhohet nga kontaktori gjatë kryerjes së kontratës që përfshin aksesin në informacionin e kasifikuar.
3. Kopjet dhe përkthimet e informacionit të klasifikuar të marrë do të markohen dhe mbahen në të njëjtën mënyrë si origjinalet.
4. Niveli i klasifikimit të sigurisë do të ndryshohet ose lëvizet me kërkesën e autoritetit të Palës tjetër Kontraktuese, i cili ka përcaktuar nivelin e klasifikimit të sigurisë. Autoriteti i cili ka përcaktuar nivelin e klasifikimit të sigurisë do të njoftojë menjëherë autoritetin e Palës tjetër Kontraktuese për ndonjë ndyshim apo lëvizje të nivelit të klasifikimit të sigurisë.
Transmetimi i informacionit të klasifikuar
1. Informacioni i klasifikuar do të transmetohet nga korrierë diplomatikë sipas paragrafëve 2 dhe 3. I adresuari do të konfirmojë marrjen e informacionit të klasifikuar dhe do ta transmetojë atë në përputhje me ligjin e tij të brendshëm.
2. Në raste të veçanta, autoritetet kompetente të Palës Kontraktuese mund të miratojnë një procedurë tjetër për tansmetimin e informacionit të klasifikuar, e cila do të sigurojë mbrojtjen e tij ndaj zbulimit të paautorizuar.
3. Informacioni i klasifikuar mund të transmetohet nëpërmjet sistemeve dhe rrjeteve të mbrojtura të telekomunikacionit, të cilat janë certifikuar sipas ligjit të brendshëm të Palës tjetër Kontraktuese.
VIZITAT
7.1 Ekspertet e sigurise te Autoriteteve Kompetente mund te vizitojne periodikisht njeri-tjetrin me qellim qe te diskutojne procedurat per mbrojtjen e informacionit te klasifikuar.
7.2 Miratimi paraprak i Autoritetit Kompetent te Pales pritese do te kerkohet ne lidhje me vizitoret n.q.s aksesi tek informacioni i klasifikuar apo tek mjediset ku informacioni i klasifikuar zhvillohet, ruhet apo magazinohet, eshte i nevojshem.
7.3 Procedurat qe lidhen me vizitat do te zhvillohen dhe miratohen ndermjet Autoriteteve Kompetente.
7.4 Çdo Pale do te garantoje mbrojtjen e te dhenave personale te vizitoreve sipas rregullave dhe ligjeve kombetare respektive.
Shkelja e rregullave të sigurisë që lidhen me mbrojtjen e përbashkët
të informacionit të klasifikuar
1. Në rast se autoriteti kompetent i Palës tjetër Kontraktuese identifikon një zbulim të paautorizuar të informacionit të klasifikuar të Palës tjetër Kontraktuese, ky autoritet kompetent do të njoftojë menjëherë autoritetin kompetent të Palës tjetër Kontraktuese.
2. Shkelja e rregullave të sigurisë, që lidhen me mbrojtjen reciproke të informacionit të klasifikuar, do të investigohet dhe ndiqet sipas ligjit të brendshëm të Palës Kontraktuese, në territorin e së cilës ka ndodhur kjo shkelje.
3. Autoriteti kompetent i njërës Palë Kontraktuese do të informojë menjëherë autoritetin kompetent të Palës tjetër Kontraktuese mbi rezultatet e veprimeve referuar në paragafin 2.
SHPENZIMET
ecila Palë Kontraktuese do të mbulojë shpenzimet e veta që rezultojnë nga zbatimi i kësaj Marrëveshjeje.
Konsultimet
1. Autoritetet Kompetente të Palës Kontraktuese do të njoftojnë njëri-tjetrin për ndonjë amendament të rregulloreve që lidhen me mbrojtjen e informacionit të klasifikuar, ashtu siç ato parashtrohen në ligjet e tyre të brendshme përkatëse.
2. Autoritetet kompetente të Palëve Kontraktuese do të këshillojnë njëri-tjetrin, me kërkesën e njërit prej tyre, në mënyrë që të sigurojnë bashkëpunim të ngushtë në zbatimin e dispozitave.
3. Secila Palë Kontraktuese do të lejojë përfaqësuesit e autoritetit kompetent të Palës tjetër Kontraktuese që të vijnë për vizitë në territorin e tyre për të diskutuar procedurat për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar të transmetuar nga Pala tjetër Kontraktuese.
Dispozitat e fundit
1. Kjo Marrëveshje do të hyjë në fuqi ditën e parë të muajit në vazhdim, pas marrjes së njoftimit të fundit, nëpërmjet të cilit Palës Kontraktuese informojnë njëra-tjetrën se kërkesat e brendshme ligjore për hyrjen në fuqi të kësaj Marrëveshjeje janë përmbushur.
2. Kjo Marrëveshje është konkluduar për një periudhë kohore të pacaktuar. Ajo mund të përfundohet nga njëra Palë Kontraktuese me dhënien e njoftimit Palës tjetër Kontraktuese. Në këtë rast, kjo Marrëveshje do të mbarojë pas gjashtë muajve me marrjen e njoftimit të përfundimit.
3. Në rastin e përfundimit, çdo informacion i klasifikuar i transmetuar ose i prodhuar si rezultat i bashkëpunimit të përbashkët do të vazhdojë të mbrohet sipas dispozitave të kësaj Marrëveshjeje për aq kohë sa nevojitet sipas nivelit të klasifikimit të sigurisë.
4. Çdo paqartësi lidhur me interpretimin apo zbatimin e kësaj Marrëveshjeje do të sqarohet nga negociatat ndërmjet Palës Kontraktuese.
Bërë në Tiranë më 21 shtator 2004, në dy kopje origjinale, secila në gjuhët shqip, polonisht dhe anglisht, të gjitha tekstet janë plotësisht të njëjta. Në rast të mospërputhjeve të interpretimit, do të ketë përparësi teksti në gjuhën angleze.
| Në emër të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë |
Në emër të Qeverisë së Republikës së Polonisë |
