NDERMJET
REPUBLIKES SE SHQIPERISE DHE NATO-s
Qeveria e Republikes se Shqiperise, e perfaqesuar nga Gjeneral Leitnant Ilia VASHO Oficer i Perhershem Nderlidhes ne Shtabin e NATO-s. |
NATO, e perfaqesuar nga Dr. Manfred WÖRNER, Sekretar i Pergjithshem i NATO-s |
Palet do te:
( i ) mbrojne dhe sigurojne informacionin dhe materialin e Pales tjeter;
( ii ) bejne cdo perpjekje qe, n.q.s ai eshte i klasifikuar, ky informacion dhe material do te ruaje klasifikimet e sigurise te vendosura nga ndonje Pale ne perputhje me origjinen e informacionit dhe materialit te asaj Pale dhe te sigurojne informacionin dhe materialin sipas standarteve te aprovuara;
( iii ) te mos e perdorin informacionin dhe materialin e shkembyer per qellime te tjera pervec atyre te vendosura ne kuadrin e programeve respektive , vendimeve dhe rezolutave qe i referohen ketyre programeve;
( iv ) te mos ja japin kete informacion dhe material paleve te treta pa miratimin e prodhuesit origjinal.
( ii ) Procedurat e certifikimit duhet te jene te tilla qe te percaktojne se kur nje individ, duke patur parasysh besnikerine dhe besueshmerine e tij, mund te kete akses tek informacioni i klasifikuar pa rrezikuar sigurine e ketij informacioni.
Neni 3
Perpara shkembimit te informacionit te klasifikuar ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe NATO-s, autoritetet pergjegjese te sigurimit, reciprokisht duhet te sigurojne njeri-tjetrin, se pala marrese eshte e pergatitur te mbroje informacionin e marre, sic kerkohet nga prodhuesi origjinal.
Perfaqesuesit e permendur me siper nenshkruan Marreveshjen prezente.
Marreveshja, e shkruar ne dy kopje ne gjuhet anglisht dhe frengjisht me permbajtje plotesisht te njejte, u firmos ne Bruksel me 26 korrik 1994.
Qeveria e Republikes se Shqiperise, e perfaqesuar nga Gjeneral Leitnant Ilia VASHO Oficer i Perhershem Nderlidhes ne Shtabin e NATO-s. |
NATO, e perfaqesuar nga Dr. Manfred WÖRNER, Sekretar i Pergjithshem i NATO-s |
K O D I I S J E L L J E S
Qeveria e Republikes se Shqiperise,
e perfaqesuar nga,
Gjeneral Leitnant Ilia VASHO
Oficeri Nderlidhes i Perhershem ne Shtabin e NATO-s
Duke patur parasysh, se brenda kuadrit te aktiviteteve te Keshillit te Bashkepunimit te Atlantikut te Veriut/Partneritetit per Paqe, shtetet partnere jane ftuar nga Keshilli i Atlantikut te Veriut te marrin pjese ne misionet politike e ushtarake te Shtabit te NATO-s dhe ne Zyren e Koordinimit te Partneritetit ne Mons (Belgjike);
Duke patur parasysh, se Keshilli i Atlantikut te Veriut ka kerkuar qe shtetet partnere te mos shfrytezojne fasilitetet e dhena nga NATO per aktivitete te tjera, qe nuk perputhen me principet e bashkepunimit ne kuadrin e partneritetit, dhe/ose demtojne interesat kombetare te vendeve antare te Aleances.
Ne lidhje me kete deklaron angazhimin e saj.
Ky "Kod Sjelljeje", eshte firmosur nga diplomati me autoritet te plote.
Marreveshja, e shkruar ne dy kopje ne gjuhet anglisht dhe frengjisht me permbajtje plotesisht te njejte, u firmos ne Bruksel me 26 korrik 1994.
Per Qeverine e Republikes se Shqiperise
Gjeneral Leitnant Ilia VASHO
