Nr.10 245, datë 4.3.2010 PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË LETONISË PËR MBROJTJEN E NDËRSJELLË TË INFORMACIONEVE TË KLASIFIKUARA”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe
Qeverisë së Republikës së Letonisë për mbrojtjen e ndërsjellë të informacioneve të klasifikuara”.
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.6474, datë 25.3.2010 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir
Topi.
NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË LETONISË MBI MBROJTJEN RECIPROKE TË INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR
Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës së Letonisë, (këtu quhen palët kontraktuese);
Duke rënë dakord për të zhvilluar bisedime për çështjet politike dhe të sigurisë dhe për të zgjeruar dhe forcuar bashkëpunimin e tyre reciprok;
Duke ditur ndryshimet në situatën politike në botë dhe duke njohur rolin e rëndësishëm të bashkëpunimit të tyre reciprok për forcimin e paqes, sigurisë ndërkombëtare dhe besimit të përbashkët;
Duke ditur që bashkëpunimi i mirë mund të krijojë shkëmbimin e informacionit të klasifikuar ndërmjet palëve kontraktuese;
Me synimin për të siguruar mbrojtjen reciproke të gjithë informacionit të klasifikuar, që është klasifikuar nga një palë kontraktuese dhe transferuar palës tjetër kontraktuese;
Me dëshirën për të vendosur rregulla mbi mbrojtjen reciproke të informacionit të klasifikuar, që do të shtrihet tek të gjitha marrëveshjet mbi bashkëpunimin që do të përfundohet ndërmjet palëve kontraktuese dhe kontratat që do të jepen ndërmjet organizatave të palëve kontraktuese, që parashikojnë shkëmbimin e informacionit të klasifikuar,
kanë rënë dakord për sa më poshtë:
Përkufizime
Për qëllimet e kësaj marrëveshjeje:
1. ”Informacion i klasifikuar” është informacioni, dokumenti apo materiali i çdo lloji, pavarësisht nga forma e paraqitjes, mënyra dhe rrethanat e gjenerimit që kërkon mbrojtje nga hyrjet e paautorizuara për arsyet e interesit publik dhe që është klasifikuar nga një palë kontraktuese në pajtim me ligjet dhe rregulloret e saj të brendshme.
2. “Palë kontraktuese marrëse” është pala, duke përfshirë çdo institucion publik ose privat, në të cilën transmetohet informacioni i klasifikuar.
3. “Palë kontraktuese e origjinës” është pala, duke përfshirë çdo institucion publik ose privat, që nis informacionin e klasifikuar.
4. “Kontratë e klasifikuar” është një marrëveshje që përmban informacion të klasifikuar ndërmjet subjekteve të shteteve të palëve kontraktuese ose kontraktorëve të palëve kontraktuese, që krijon ose përkufizon të drejta dhe detyrime të ekzekutueshme ndërmjet tyre.
5. “Organet kompetente të sigurisë” janë institucionet e shtetit të secilës palë kontraktuese të autorizuar dhe përgjegjëse për të siguruar mbrojtjen e informacionit të klasifikuar të transferuar, marrë apo gjeneruar në kuadrin e aktiviteteve të përbashkëta të realizuara në kuadrin e kësaj marrëveshjeje në territorin e tyre në pajtim me ligjet dhe rregulloret e tyre të brendshme dhe për bashkërendimin e zbatimin e kësaj marrëveshjeje.
6. “Kontraktor” është një person fizik ose juridik që ka zotësinë juridike për të lidhur kontrata të klasifikuara.
7. “Vizitori” është një përfaqësues zyrtar i një prej palëve kontraktuese që duhet të vizitojë ambientet e palës tjetër kontraktuese, i përfshirë në aktivitete që kanë të bëjnë me informacionin e klasifikuar.
8. “Certifikatë sigurie personeli” është një vendim pas një procedure hetimore të kryer në pajtim me ligjet dhe rregulloret e brendshme të shtetit të një prej palëve kontraktuese, mbi bazën e të cilit një individ është i autorizuar të ketë të drejtën për të marrë dhe të trajtojë informacionin e klasifikuar deri në nivelin e përcaktuar në certifikatë.
9. “Certifikatë sigurie strukture” është një vendim pas një procedure hetimore që vërteton se një kontraktor, që nuk është një person fizik, është në gjendje të marrë, trajtojë dhe përpunojë informacion të klasifikuar në pajtim me ligjet dhe rregulloret e brendshme të shtetit të një prej palëve kontraktuese deri në nivelin e përcaktuar në certifikatë.
10. “Palë e tretë” është një organizatë ndërkombëtare, çdo subjekt shtetëror ose juridik që
nuk është palë në këtë marrëveshje.
11. Parimi i “nevojës për njohje” është domosdoshmëria për të hyrë në informacionin e klasifikuar në lidhje me detyrat zyrtare dhe/ose përmbushjen e një detyre specifike.
12. “Shkelja e sigurisë” është një veprim ose mosveprim në kundërshtim me ligjet dhe rregulloret e brendshme që rezulton ose mund të rezultojë në hyrje të paautorizuar në informacionin e klasifikuar.
Zbatueshmëria
Kjo marrëveshje përfshin të gjitha aktivitetet në kuadrin e të cilave shkëmbehet informacion i klasifikuar ndërmjet palëve kontraktuese apo një personi fizik ose juridik nën juridiksionin e shteteve të tyre, me qëllim që të përmbushin detyrat e tyre publike/zyrtare.
Neni 3Klasifikimi i sigurisë
1. Shënimet e mëposhtme për klasifikimin e sigurisë së informacionit të klasifikuar në bazë të kësaj marrëveshjeje janë ekuivalentë:
REPUBLIKA E SHQIPËRISË |
REPUBLIKA E LETONISË |
EKUIVALENTI NË ANGLISHT |
TEPËR SEKRET |
SEVISKI SLEPENI |
TOP SECRET |
SEKRET |
SLEPENI |
SECRET |
KONFIDENCIAL |
KONFIDENCIALI |
CONFIDENTIAL |
I KUFIZUAR |
DIENESTA VAJADZIBAM |
RESTRICTED |
Neni 4
Autoritetet kompetente të sigurisë
1. Autoritetet kompetente të sigurisë të palëve kontraktuese janë të mëposhtmet: Për Këshillin e Ministrave të Republikës së Shqipërisë:
Drejtoria e Sigurimeve të Informacionit të Klasifikuar (Autoriteti i Sigurisë Kombëtare)
Këshilli i Ministrave
Blv. “Dëshmorët e Kombit” Tiranë
Shqipëri
Për Qeverinë e Republikës së Letonisë: Byroja e Mbrojtjes Kushtetuese
Miera street 85a
Riga, LV 1013
Letoni
2. Autoriteti kompetent i sigurisë i jep informacion autoritetit tjetër kompetent të sigurisë, në lidhje me organizimin e tij të sigurisë dhe rregullat procedurale, me qëllim që të lehtësohet krahasimi i vazhdueshëm dhe të ruhen standarde të krahasueshme të sigurisë.
3. Autoritetet kompetente të sigurisë, me kërkesë, lehtësojnë inspektimet e përbashkëta, me qëllim që të sigurohen që informacioni i klasifikuar i dhënë të mbrohet në mënyrën e mjaftueshme në shtetin e palës kontraktuese marrëse.
4. Autoritetet kompetente të sigurisë informojnë menjëherë njëra-tjetrën, me shkrim, në lidhje me të gjitha ndryshimet në ligjet dhe rregulloret e brendshme të shteteve të tyre që ndikojnë mbi mbrojtjen e informacionit të klasifikuar.
5. Nëse është e nevojshme, autoritetet kompetente të sigurisë konsultohen më njëra-tjetrën mbi çështjet teknike mbi zbatimin e kësaj marrëveshjeje dhe me masa reciproke, mund të hartojnë protokolle ekzekutive shtesë.
Parimet e sigurisë
1. Palët kontraktuese, në pajtim me ligjet dhe rregulloret e tyre të brendshme të shteteve të tyre dhe në pajtim me këtë marrëveshje, marrin të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur informacionin e klasifikuar të transferuar, të marrë ose të gjeneruar në kuadrin e aktiviteteve të përbashkëta të kryera në kuadrin e kësaj marrëveshjeje.
2. Palët kontraktuese, në pajtim me nenin 3 të kësaj marrëveshjeje, në lidhje me informacionin e klasifikuar të përkufizuar në paragrafin 1 të këtij neni, sigurojnë nivel të njëjtë mbrojtjeje si ai që sigurohet për informacionin e vet të klasifikuar.
3. Klasifikimi i sigurisë së informacionit të klasifikuar të marrë mund të ndryshohet me pëlqimin paraprak me shkrim të palës kontraktuese të origjinës.
4. Pala kontraktuese e origjinës informon palën kontraktuese marrëse, në lidhje me çdo ndryshim në shënimet e klasifikimit të sigurisë së informacionit të klasifikuar të transferuar.
5. Përveç shënimit të klasifikimit të sigurisë, periudha e vlefshmërisë për klasifikimin përcaktohet edhe në informacionin e klasifikuar të transferuar ose nëse kjo nuk është e mundur për shkak të natyrës së informacionit të klasifikuar në një dokument të veçantë. Gjithashtu mund të specifikohet edhe çdo udhëzim tjetër për trajtimin nga pala kontraktuese e origjinës, që kufizon përdorimin e informacionit të dhënë. Shënimet dhe udhëzimet e sipërpërmendura tregohen nga pala kontraktuese marrëse edhe në gjuhën e saj zyrtare.
6. Palët kontraktuese, me anë të autoriteteve të tyre kompetente të sigurisë, informojnë njëra-tjetrën në lidhje me udhëzimet e tjera të trajtimit të përmendura në paragrafin 5 të këtij neni, për çdo ndryshim të tyre dhe u përmbahet atyre.
7. Marrja e informacionit të klasifikuar të shënuar me KONFIDENCIAL / KONFIDENCIALI / CONFIDENTIAL dhe më sipër, dhe për vendndodhjet dhe pajisjet ku ky informacion i klasifikuar gjenerohet, përpunohet ose mbahet, është e kufizuar për individët që janë pajisur me një certifikatë të sigurisë së personelit të përshtatshme dhe të vlefshme dhe në këtë rast zbatohet parimi i nevojës për të ditur.
8. Mundësia për informacionin e klasifikuar të shënuar i KUFIZUAR/DIENESTA VAJADZIBAM/RESTRICTED kufizohet për individë, në rastin e të cilëve zbatohet parimi i nevojës për të ditur.
9. Informacioni i klasifikuar i marrë në bazë të kësaj marrëveshjeje mund të përdoret vetëm për qëllimet për të cilat ai është dhënë. Informacioni i klasifikuar i gjeneruar në kuadrin e aktiviteteve të përbashkëta mund të përdoret vetëm për qëllimet e përcaktuara në marrëveshjen që është baza e atij aktiviteti.
Certifikatat e sigurisë
1. Palët kontraktuese njohin reciprokisht certifikatat e sigurisë së personelit të tyre dhe certifikatat e sigurisë së strukturave të lëshuara në pajtim me ligjet dhe rregulloret e brendshme të shteteve të tyre. Ekuivalenca e certifikatave të sigurisë duhet të përcaktohet në pajtim me nenin 3 të kësaj marrëveshjeje.
2. Autoritetet kompetente të sigurisë, me kërkesë dhe në pajtim me ligjet dhe rregulloret e brendshme të shteteve të palëve kontraktuese, ndihmojnë njëra-tjetrën me procedurat e verifikimit, me qëllim lëshimin e certifikatave të sigurisë së personelit dhe të certifikatave të sigurisë së strukturës.
3. Autoritetet kompetente të sigurisë kanë të drejtë të përpunojnë të dhënat personale të përfshira në certifikatat e sigurisë së personelit në masën që është e nevojshme për zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Të dhënat personale të marra mbrohen në pajtim me ligjet dhe rregulloret e shteteve të palëve kontraktuese.
Tregimi i informacionit të klasifikuar një pale të tretë
1. Informacioni i klasifikuar i marrë në kuadrin e kësaj marrëveshjeje, mund t’i tregohet një pale të tretë vetëm me pëlqimin me shkrim të palës kontraktuese të origjinës. Kjo leje kërkohet nga autoritetet kompetente të sigurisë.
2. Dispozitat e paragrafit 1 të këtij neni zbatohen edhe për informacionin e klasifikuar të gjeneruar në kuadrin e aktiviteteve të përbashkëta, me kushtin që pëlqimi paraprak me shkrim i palës tjetër është i nevojshëm për tregimin.
Riprodhimi dhe përkthimi
1. Informacioni i klasifikuar i shënuar TEPËR SEKRET/SEVISKI SLEPENI/TOP SECRET mund të riprodhohet ose përkthehet me pëlqimin me shkrim të palës kontraktuese të origjinës duke treguar numrin maksimal të kopjeve.
2. Me përjashtim të informacionit të klasifikuar, në pajtim me paragrafin 1 të këtij neni, numri i kopjeve të informacionit me shënime të tjera të klasifikimit të sigurisë mbetet i kufizuar për aq sa kërkohen për qëllime zyrtare.
3. Kopjet dhe përkthimet e informacionit të klasifikuar të palës kontraktuese të origjinës shënohen me të njëjtat shënime klasifikimi dhe mbrohen si origjinale.
4. Përkthimi i informacionit të klasifikuar bëhet vetëm nga persona që kanë një certifikatë sigurie të personelit të vlefshme dhe të nivelit të përshtatshëm. Informacioni i klasifikuar i përkthyer mban një shënim të klasifikimit të përshtatshëm të sigurisë dhe një shënim në gjuhën e përkthimit nga e cila bëhet e qartë se ajo përmban informacion të klasifikuar me origjinë nga shteti i palës tjetër kontraktuese.
Asgjësimi
1. Informacioni i klasifikuar asgjësohet në mënyrë që të parandalojë rindërtimin e plotë ose të pjesshëm.
2. Informacioni i klasifikuar i shënuar TEPËR SEKRET/SEVISKI SLEPENI/TOP SECRET
nuk asgjësohet. Ai i kthehet autoritetit kompetent të sigurisë së origjinës.
3. Nëse nuk është rënë dakord ndryshe nga autoritetet kompetente të sigurisë, subjektet e autorizuara të palës kontraktuese marrëse mund të shkatërrojnë informacionin e klasifikuar që nuk është përcaktuar në paragrafin 2 të këtij neni me kalimin e periudhës së vlefshmërisë të përcaktuar nga pala kontraktuese e origjinës apo nëse nuk është më i nevojshëm. Për këtë informohet me shkrim autoriteti kompetent i sigurisë së origjinës.
Transferimi i informacionit të klasifikuar
1. Informacioni i klasifikuar i shkëmbyer ndërmjet palëve kontraktuese në kuadrin e kësaj marrëveshjeje transferohet me anë të kanaleve diplomatike. Informacioni i klasifikuar mund të transmetohet edhe i kriptuar me anë të sistemeve kabllore ose jokabllore të transmetimit të të dhënave.
2. Mund të përdoren edhe mjete për transferimin e informacionit të klasifikuar, nëse kjo aprovohet paraprakisht nga autoritetet kompetente të sigurisë.
Vizitat
1. Vizitat në vendndodhjen e një prej palëve kontraktuese, ku trajtohet informacioni i klasifikuar apo kryhen programet ose kontratat e klasifikuara, lejohen për vizitorë nga shteti i palës tjetër kontraktuese, pasi të jetë marrë një leje me shkrim nga autoriteti kompetent i sigurisë i shtetit të palës kontraktuese që pret vizitorët. Kjo leje mund të lëshohet vetëm për personat që përmbushin kriteret e përcaktuara në paragrafët 7-8 të nenit 5.
2. Procedurat, në lidhje me vizitat, përcaktohen dhe miratohen ndërmjet autoriteteve kompetente të sigurisë, në pajtim me ligjet dhe rregulloret e brendshme të shteteve të palëve kontraktuese.
3. Kërkesa me shkrim për vizitë përfshin të dhënat e mëposhtme:
a) të dhënat dhe qëllimin e vizitës; organizatat dhe mjetet që duhet të vizitohen;
b) mbiemrin dhe emrin e vizitorit, vendin dhe datën e lindjes së tij/saj, shtetësinë, numrin e pasaportës, ose një dokumenti tjetër të identitetit, emrin e punëdhënësit;
c) vërtetimi i certifikatës së sigurisë së personelit e nivelit të përshtatshëm për vizitorin i
lëshuar nga autoriteti kompetent i sigurisë.
4. Palët kontraktuese garantojnë mbrojtjen e të dhënave personale të vizitorëve, në pajtim me ligjet dhe rregulloret e brendshme të shteteve të tyre.
Kontratat dhe kontraktorët e klasifikuar
1.Nëse një palë kontraktuese, institucion shtetëror ose kontraktor kryen një kontratë të klasifikuar në territorin e shtetit të palës tjetër kontraktuese, autoriteti kompetent i sigurisë i kësaj pale tjetër kontraktuese merr përgjegjësi për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar të marrë në bazë të kontratës.
2.Para se njëra nga palët kontraktuese, t’ia tregojë informacionin e klasifikuar të marrë nga pala tjetër kontraktuese kontraktorit, autoriteti kompetent i sigurisë i shtetit të palës kontraktuese marrëse sigurohet që:
a) kontraktorët janë mbajtës të certifikatave të përshtatshme të sigurisë së strukturës;
b) të gjithë personat, detyra e të cilëve kërkon hyrjen në informacionin e klasifikuar të marrë, janë mbajtës të certifikatave të sigurisë së personelit të përshtatshme dhe janë trajnuar rregullisht në lidhje me përgjegjësitë dhe detyrat e tyre për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar.
3. Të gjitha kontratat e klasifikuara përmbajnë një listë të informacionit të klasifikuar me të dhëna të përshtatshme për identifikimin unik të informacionit të klasifikuar të transferuar në bazë të kontratës.
4. Autoriteti kompetent i sigurisë i shtetit ku kryhet puna për kontratën e klasifikuar, mbikëqyr përputhjen e masave të sigurisë të zbatuara me ligjet dhe rregulloret e saj të brendshme.
5. Kontraktori ka të drejtë, me pëlqimin me shkrim të autoritetit kompetent të sigurisë të shtetit, të angazhojë nënkontraktorët në kontratën e klasifikuar. Nënkontraktori i mundshëm përmbush të njëjtat kërkesa sigurie si dhe kontraktori.
6. Autoritetet kompetente të sigurisë të palëve kontraktuese informojnë njëra-tjetrën për të
gjithë kontraktorët dhe nënkontraktorët e angazhuar në kontratën e klasifikuar.
7. Palët kontraktuese mbrojnë të drejtat e pronësisë intelektuale, në lidhje me informacionin e klasifikuar të shkëmbyer ndërmjet tyre.
Shkelja e sigurisë
1. Në rastin e shkeljes së sigurisë ose komprometimit të informacionit të klasifikuar, autoriteti kompetent i sigurisë i palës kontraktuese marrëse informon autoritetin tjetër kompetent të sigurisë të palës kontraktuese të origjinës për këtë pa vonesë dhe siguron hetim të përshtatshëm. Palët kontraktuese bashkëpunojnë në hetim.
2. Autoriteti kompetent i sigurisë i shtetit të palës kontraktuese të origjinës informohet në
lidhje me masat e marra për të kufizuar dëmin e shkaktuar nga komprometimi i informacionit të klasifikuar, përfundimin dhe rezultatet e hetimit, shkaqet e incidentit dhe masën e dëmit të shkaktuar.
Shpenzimet
Secila palë kontraktuese mbulon shpenzimet e veta të shkaktuara në kuadrin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.
Neni 15Zgjidhja e mosmarrëveshjeve
Çdo mosmarrëveshje që rrjedh nga interpretimi ose zbatimi i kësaj marrëveshjeje, zgjidhet me anë të konsultimeve ndërmjet autoriteteve kompetente të sigurisë të palëve kontraktuese, në rast se nuk arrihet mirëkuptimi, nëpërmjet kanaleve diplomatike.
Neni 16Dispozita të fundit
1. Kjo marrëveshje hyn në fuqi në ditën e 30 (tridhjetë) pas marrjes së notës së fundit diplomatike, në të cilën palët kontraktuese njoftojnë njëra-tjetrën për përmbushjen e kërkesave të tyre të brendshme ligjore të nevojshme për hyrjen e saj në fuqi.
2. Kjo marrëveshje lidhet për një periudhë të pacaktuar kohe.
3. Kjo marrëveshje mund të ndryshohet me pëlqimin reciprok të palëve kontraktuese. Këto amendime mund të propozohen me anë të kanaleve diplomatike me shkrim dhe hyjnë në fuqi në pajtim me paragrafin 1 të këtij neni.
4. Kjo marrëveshje mund të prishet nga njëra prej palëve kontraktuese me anë të njoftimit me shkrim drejtuar palës tjetër kontraktuese me anë të kanaleve diplomatike. Në një rast të tillë kjo marrëveshje shfuqizohet gjashtë muaj pas datës së marrjes së njoftimit për prishjen e saj.
5. Pas prishjes së kësaj marrëveshjeve, i gjithë informacioni i klasifikuar i dhënë në kuadrin e kësaj marrëveshjeje, vazhdon të trajtohet dhe mbrohet në pajtim me këtë marrëveshje dhe i kthehet palës kontraktuese të origjinës.
6. Me prishjen e kësaj marrëveshjeje, informacioni i klasifikuar, që është marrë nga autoriteti kompetent i sigurisë, bazuar mbi masat e mëparshme me detyrimin e rikthimit, i rikthehet palës kontraktuese të origjinës.
Bërë në Tiranë, më 16.12.2009, në dy kopje origjinale, secila në gjuhën shqipe, letone dhe angleze, ku të gjitha tekstet janë njëlloj autentike. Në rast mospërputhje në interpretim, mbizotëron teksti në gjuhën angleze.
| Në emër të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë |
Në emër të Qeverisë së Republikës së Letonisë |
