KUVENDI
L I G J
Nr. 8457, date 11.2.1999
PER INFORMACIONIN E KLASIFIKUAR
"SEKRET SHTETEROR"
Ne mbeshtetje te neneve 78 dhe 83 pika 1 te Kushtetutes, me propozimin e Keshillit te Ministrave,
K U V E N D II REPUBLIKES SE SHQIPERISE
V E N D O S I:
KREU I
DISPOZITA TË PERGJITHSHME
Neni 1
Kuptimi dhe rëndësia e sekretit
Ky ligj përcakton rregullat për klasifikimin, përdorimin, ruajtjen dhe deklasifikimin e informacionit për sigurine kombëtare, i cili, me këte ligj, do të konsiderohet sekret shtetëror.
Shteti është zotëruesi i vetëm i sekreteve shtetërore, duke e rregulluar këtë të drejtë me të drejtën e publikut për t'u njohur me veprimtarinë e tij.
Përkufizime
Në kuptim të këtij ligji:
"Sekret shtetëror" do të thotë informacion i klasifikuar sipas këtij ligji, ekspozimi i paautorizuar i të cilit mund të rrezikoje sigurimin kombëtar.
"Sigurim kombëtar" do të thotë mbrojtja e pavarësisë, integritetit teritorial, rendit kushtetues dhe marrëdhenieve me jashtë të Republikës së Shqipërisë.
"Informacion" do të thotë çdo njohuri që mund të komunikohet apo të dokumentohet, pavarësisht nga forma dhe që është nën kontrollin e shtetit.
"Institucion" do të thotë një institucion shtetëror apo çdo zyrë tjetër brenda këtyre institucioneve, që vihet në zotërim të një informacioni të klasifikuar.
"Kontroll" do të thotë e drejta e autoritetit nga buron informacioni i klasifikuar apo zotëruesit e tij, për ta mbrojtur nga çdo e drejtë njohjeje e paautorizuar.
"Informacion i qeverive te huaja" nënkupton:
a) informacionin e siguruar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, nga qeveri të huaja, organizata ndërkombëtare apo ndonjë element tjetër, me kusht që informacioni dhe burimi i tij të mbahen në konfidencë;
b) informacionin e fituar si rezultat i një marrëveshjeje të perbashkët me qeveri të tjera apo me organizata ndërkombëtare, me kusht që, përkatësisht, informacioni apo marrëveshja apo të dyja, të mbahen në konfidencë.
"Klasifikim" do të thotë akti apo procesi nëpërmjet të cilit një informacion përcaktohet si i klasifikuar.
"Klasifikim origjinal" do të thotë klasifikim i parë.
"Autoritet i klasifikimit origjinal" nënkupton individin e autorizuar sipas këtij ligji për klasifikimin e parë të informacionit.
"E drejtë e njohjes" nënkupton të drejtën për t'u njohur me një informacion të klasifikuar.
"E drejtë njohjeje e paautorizuar" nënkupton një transferim apo komunikim të informacionit të klasifikuar të personave të paautorizuar.
Nivelet e klasifikimit
Sekreti shtetëror, në bazë të përmbajtjes, të vlerave dhe interesit shtetëror klasifikohet në njërin nga tre nivelet e mëposhtme:
a) "Tepër sekret", kur ekspozimi i paautorizuar mund t'i shkaktojë dëme veçanërisht të rënda sigurisë kombëtare.
b) "Sekret", kur ekspozimi i paautorizuar mund t'i shkaktojë dëme serioze sigurisë kombëtare.
c) "Konfidencial", kur ekspozimi i paautorizuar mund t'i shkaktojë dëme sigurisë kombëtare.
Për përcaktimin e sekretit shtetëror nuk do të përdoret asnjë term tjetër.
Rregullat e procesit të klasifikimit të sekretit shtetëror, si dhe të delegimit të autoritetit klasifikues, përcaktohen me akte nënligjore të Këshillit të Ministrave.
Neni 4
Autoriteti klasifikues
Informacioni që përben sekret shtetëror klasifikohet nga një autoritet i klasifikimit origjinal. Ai zotërohet e prodhohet për interesa të shtetit dhe është nën kontrollin e tij.
Autoriteti për klasifikimin e informacionit mund të ushtrohet vetëm nga:
- Presidenti,
- Kryeministri,
- Drejtuesit e institucioneve të autorizuara nga Kryeministri në Regjistrin Shtetëror të Informacionit të Klasifikuar,
- Funksionarë të lartë brenda këtyre institucioneve, që e marrin këtë autoritet me anë të delegimit nga autoriteti i klasifikimit origjinal.
Propozimi i shtetasve
Kur një shtetas apo nëpunës i Republikës së Shqipërisë, që nuk ka autoritet klasifikimi, çmon se një informacion i caktuar nën kontrollin e shtetit ose jashtë tij ka vlerat e nevojshme për t'u klasifikuar, i propozon institucionit përkatës klasifikimin e këtij informacioni.
Ky institucion vendos brenda 10 ditëve, nëse informacioni do të klasifikohet ose jo dhe njofton shtetasin apo nëpunësin për vendimin e marrë.
Kategorite e klasifikimit
Informacioni do t'i nënshtrohet procesit të klasifikimit kur lidhet me:
a) plane ushtarake, armatime ose operacione;
b) aftësi apo dobësi, kapacitete të sistemeve, instalimeve, projekteve dhe planeve që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare;
c) veprimtari të sherbimeve informative, me forma dhe metoda të punës, me kriptologji në objektet e mjetet teknike, në vendet ku përpunohet dhe arkivat ku ruhet informacioni;
ç) informacione të qeverive të huaja, marrëdhenie ndërkombëtare ose me veprimtari ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë, si dhe me burime konfindenciale;
d) çështje shkencore, teknologjike dhe ekonomike që kanë lidhje me sigurinë kombëtare.
Kohëzgjatja e klasifikimit
Informacioni klasifikohet për aq kohë sa e kërkon interesi i sigurimit kombëtar.
Në klasifikimin origjinal, autoriteti klasifikues cakton afatin e ruajtjes sipas vlerave të informacionit.
Nëse autoriteti klasifikues nuk përcakton një afat më të shkurtër për deklasifikim, ky afat do të jetë 10 vjet nga data e klasifikimit origjinal.
Një autoritet klasifikues mund ta zgjasë kohëzgjatjen e klasifikimit ose të riklasifikojë një informacion për periudha të vazhdueshme që nuk i kalojnë 10 vjetët, në përputhje me dispozitat e këtij ligji.
Llogaritja e afatit
Afati është periudha kohore gjatë të cilës një informacion i caktuar qëndron i klasifikuar.
Afati llogaritet si më poshtë:
- Kur informacioni është problemor nga data e klasifikimit origjinal (fillestar).
- Kur ka si objekt ngjarje apo ndodhi nga data e ngjarjes apo ndodhisë.
Informacioni i deklasifikuar konsiderohet i zakonshëm.
Identifikimi i sekretit shtetëror
Çdo sekret shtetëror në procesin e klasifikimit duhet të përmbajë:
a) njërin nga tre nivelet e klasifikimit;
b) identitetin dhe pozitën e autoritetit klasifikues;
c) institucionin apo zyrën e origjinës;
ç) udhëzimet e deklasifikimit, nëse përcaktohen të tilla nga autoriteti klasifikues.
Procedurat që përdoren në këtë proces, përcaktohen me akte nënligjore të Këshillit të Ministrave.
KREU II
NDALIMET E KLASIFIKIMIT
Neni 10
Rastet e ndalimit
Ndalohet klasifikimi i një informacioni kur ai bëhet me qëllim që:
- të fshehë dhunimin e ligjeve, paefektshmerine apo gabimet e administratës;
- t'i privoje të drejtën e njohjes një personi, organizate apo institucioni;
- të pengojë apo te vonojë dhënien e informacionit që nuk kërkon mbrojtje në interes të sigurimit kombëtar.
Klasifikimi i prejardhur
Klasifikim i prejardhur është përcaktimi që informacioni në thelb është i njëjtë me informacionin e klasifikuar më parë.
Informacioni i klasifikuar, gjatë administrimit nga personat e autorizuar, mund të gjenerohet në forma të tjera, por gjithmonë duke ruajtur të gjitha shenjëzimet e informacionit të parë.
Personat, të cilët riprodhojnë, përpunojnë apo vendosin shenjëzimet klasifikuese në një dokument që rrjedh nga një dokument origjine, mund të kenë ose jo autoritetin e klasifikimit origjinal.
Dublikimi apo riprodhimi i informacionit të klasifikuar, bëhet vetem kur një gjë e tillë është parashikuar nga autoriteti klasifikues, pasi të dokumentohet në informacionin e parë sasia e kopjeve të riprodhuara dhe destinacioni i secilës prej tyre.
Dublikimi apo riprodhimi i informacionit ekzistues të klasifikuar nuk është klasifikim i prejardhur.
Udhëzuesit e klasifikimit
Institucionet me autoritet klasifikues origjinal përgatisin udhëzues klasifikimi, për të lehtësuar procesin e klasifikimit të prejardhur me qëllim që ai të jetë i saktë dhe uniform në përputhje me dispozitat e këtij ligji.
KREU III
ZHVLERËSIMI DHE DEKLASIFIKIMI
Neni 13
Kuptimi dhe rastet
Deklasifikimi nënkupton ndryshimin e autorizuar të statusit të informacionit nga informacion i klasifikuar, në informacion të paklasifikuar.
Informacioni mund të deklasifikohet me:
a) ndodhinë e një ngjarjeje apo të një datë të veçantë, siç përcaktohet nga autoriteti i klasifikimit origjinal;
b) skadimin e afatit kohor për klasifikim.
Autoriteti i klasifikimit origjinal është njëkohësisht edhe autoritet deklasifikues. Ai deklasifikon informacionin e klasifikuar në përputhje me dispozitat e këtij ligji.
Në raste të veçanta, informacioni i klasifikuar, mund të deklasifikohet kur publikimi i tij diktohet nga interesa shtetërore më të rëndësishme se nevoja për ta mbajtur atë te klasifikuar.
Kur informacioni i klasifikuar humbet disa vlera fillestare, ai mund te zhvlerësohet duke u klasifikuar e ruajtur në një nivel më të ulët.
Informacioni i klasifikuar nuk deklasifikohet si rezultat i ekspozimit të paautorizuar të një informacioni identik apo të ngjashëm.
Klasifikimi i parregullt
Kur drejtori i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar gjykon se një informacion është klasifikuar në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji, kërkon nga institucioni që kë bërë klasifikimin të bëjë deklasifikimin ose zhvlerësimin e këtij informacioni.
Në rast mosmarrëveshjeje midis tyre vendos Kryeministri. Informacioni do të qendrojë i klasifikuar deri në dhënien e vendimit prej tij.
Neni 15
Informacioni i transferuar
Në rastet e transferimit për arsye të ndryshme të informacionit të klasifikuar, institucioni marrës konsiderohet institucion i origjinës.
Informacioni i klasifikuar, i përfshirë në Arkivin e Shtetit, do të deklasifikohet apo zhvlerësohet nga arkivistët, në bazë të akteve nënligjore të Këshillit të Ministrave.
Përjashtimet nga deklasifikimi
Një informacion mund të përjashtohet nga deklasifikimi, kur ekspozimi i tij:
a) zbulon identitetin e burimit konfidencial, zbatimin e nje metode apo të nje burimi informativ;
b) nxjerr informacion që dobëson veprimtarine e kriptologjisë;
c) nxjerr informacion që mund të dobësojë planet e ngutshme të sigurimit kombëtar;
ç) dëmton nje traktat apo marrevëshje ndërkombëtare, marrëdheniet midis Republikës së Shqipërisë dhe shteteve të huaja apo veprimtarinë e mëtejshme diplomatike.
Rishikimi sistematik për deklasifikim
Informacioni i përjashtuar nga deklasifikimi i nënshtrohet rishikimit sistematik të deklasifikimit.
Çdo institucion që zotëron informacion origjinal të klasifikuar, harton dhe zbaton një program për rishikimin sistematik të deklasifikimit për dokumente me vlera historike, të përjashtuara nga deklasifikimi.
Procedurat e veçanta
Në këshillim me organet përkatëse informative, kryetari i Shërbimit Informativ Kombëtar krijon procedura të veçanta për rishikimin sistematik për deklasifikimin e informacionit të klasifikuar, që përmban veprimtari informative ose metoda a burime informative.
Shërbimi Informativ Kombëtar gëzon të drejtën e propozimit apo rekomandimit të procedurave të veçanta për klasifikimin e deklasifikimin e informacionit.
Neni 19
Informacioni për publikun
Institucionet që zotërojnë informacion origjinal të klasifikuar, si dhe arkivat e shtetit në bashkëpunim me Drejtorine e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), krijojnë bibliografinë e informacionit të deklasifikuar.
Ky informacion, me përjashtim të atij që ka me ligj rregulla të veçanta, është i hapur për publikun.
RUAJTJA E INFORMACIONIT
Neni 20
Kuptimi
Me ruajtje të informacionit të klasifikuar nënkuptohet tërësia e masave dhe kontrolleve për mbrojtjen e tij.
Ruajtja e informacionit të klasifikuar do të bëhet sipas akteve nënligjore të Këshillit të Ministrave.
E drejta e njohjes së informacionit
Një person mund të njihet me një informacion të klasifikuar nëse ai siguron një të drejtë njohjeje nga një drejtues institucioni apo personi, të cilit me ligj i është deleguar një e drejtë e tillë, kur:
a) personi ka nevojë për njohje informacioni për përmbushjen e interesave dhe qëllimeve të ligjshme;
b) personi ka nënshkruar një marrëveshje për mosekspozimin e informacionit;
c) personi ka garanci sigurie.
Autorizimi dhe ndalimi
Një institucion nuk ka të drejtë të zbulojë informacionin origjinal të klasifikuar nga një institucion tjetër pa autorizimin e këtij të fundit.
Punonjësit të institucionit, kur shkëput marrëdheniet e punës me institucionin, i ndalohet marrja me vete e informacionit dokumentar të klasifikuar të institucionit.
Procedurat e njëjta
Drejtuesit e institucioneve apo personat e autorizuar me ligj caktojnë procedura uniforme, në mënyrë që sistemi automat i informacionit ku përfshihet rrjeti dhe sistemet e telekomunikacionit që grumbullojnë, krijojnë, shpërndajnë, përpunojnë apo depozitojnë informacionin e klasifikuar, të garantojë:
a) mbrojtje nga ndërhyrjet e personave të paautorizuar;
b) mosndryshimin apo mosasgjësimin e jashtëligjshem të informacionit.
Neni 24
Informacioni i huaj
Institucionet përkatëse e ruajnë informacionin e klasifikuar të shteteve të huaja apo organizatave ndërkombëtare sipas standardeve që sigurojnë një shkallë mbrojtjeje, të njëjtë me atë që kërkohet nga shteti apo organizata ndërkombëtare.
Standardet e ruajtjes së këtij informacioni nuk mund të jenë nën kushtet e ruajtjes së informacionit të klasifikuar "konfidencial".
DREJTORIA E SIGURIMIT TE INFORMACIONIT
TE KLASIFIKUAR (DSIK)
Neni 25
Krijimi dhe detyrat
Për të organizuar, drejtuar e kontrolluar masat për ruajtjen, klasifikimin dhe administrimin e informacionit të klasifikuar krijohet Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) pranë Këshillit të Ministrave.
Drejtori i saj emërohet nga Kryeministri.
DSIK-ja ka këto detyra:
1. Harton politika, programe e procedura për sigurimin e informacionit të klasifikuar dhe kontrollon zbatimin e tyre prej institucioneve. U rekomandon drejtuesve te institucioneve marrjen e masave të shpejta dhe të përshtatshme për korrigjimin e shkeljeve të vërejtura.
2. Mbikëqyr rregullat e sigurimit fizik, ushtarak dhe elektronik të informacionit të klasifikuar, si dhe të anës teknike të marrjes, përpunimit, administrimit dhe arkivimit të tyre.
3. Harton procedura për parimet e klasifikimit dhe të shenjëzimit, trajnimit dhe edukimit profesional dhe harton udhëzime për klasifikimin e deklasifikimin. Kryen rishikimin e programeve të secilit institucion, kërkon raporte nga këto institucione dhe bashkëpunon për përmbushjen e përgjegjësive.
4. Bën çertifikimin e personelit, i cili do të administrojë informacionin e klasifikuar.
5. Informon të paktën një herë në gjashtë muaj Kryeministrin për çeshtjet e mësipërme.
6. I propozon Këshillit të Ministrave akte nënligjore për çështjet që lidhen me ruajtjen e informacionit të klasifikuar.
7. Shqyrton kërkesa për autoritet klasifikues nga institucione që nuk e kanë atë, dhe, nëse është e përshtatshme, ia propozon për miratim Kryeministrit.
Organizimi dhe struktura e DSIK-së rregullohet me akte nënligjore.
Neni 26Kompetencat e drejtorit
Drejtori i DSIK-së, në këshillim me drejtuesit e institucioneve, përcakton:
a) parimet e klasifikimit të informacionit dhe të shenjëzimit;
b) programet e trajnimit dhe të kualifikimit të personelit që merret me informacionin e klasifikuar;
c) programet e inspektimit të institucionit;
ç) udhëzues lidhur me klasifikimin dhe deklasifikimin.
Regjistri Shtetëror i Informacionit të Klasifikuar
Regjistri Shtetëror i Informacionit të Klasifikuar është dokumenti në të cilin pasqyrohen të gjitha institucionet shtetërore, të cilët kanë autoritetin e klasifikimit origjinal dhe llojet e dokumenteve që klasifikohen, përdoren, ruhen, zhvlerësohen e deklasifikohen prej tyre.
Ky Regjister mbahet nga DSIK-ja.
Regjistri
Për regjistrimin e informacionit të klasifikuar krijohet pranë çdo institucioni një regjistër i cili përmban kriteret e marrjes, dërgimit, kontrollit e depozitimit të informacionit të klasifikuar ndërmjet institucioneve sipas këtij ligji. Në institucione të mëdha mund të krijohen edhe nënregjistra, sipas nevojave përkatëse.
Regjistri duhet të përmbushë këto funksione:
a) regjistrimin e marrjeve të të gjithe dokumenteve;
b) shpërndarjen e dokumenteve;
c) dërgimin e dokumenteve të origjinës;
ç) regjimin e trajtimit të dokumenteve ku përfshihen kriteret për ruajtjen apo asgjësimin e tyre.
Detyrimi për njoftim
Personat e ngarkuar me ruajtjen dhe administrimin e informacionit të klasifikuar, kur vihen në dijeni të faktit të vjedhjes, marrjes, dhënies dhe çdo mënyre tjetër të rrjedhjes së informacionit të klasifikuar, si dhe të objekteve të tjera që kanë të bëjnë me sekretin shtetëror, janë të detyruar të njoftojnë drejtuesin e institucionit përkatës, ndërsa jashtë shtetit drejtuesin e përfaqësise diplomatike apo konsullore të Republikës së Shqipërisë.
Neni 30Shkeljet
Shkelja e rregullave për administrimin, ruajtjen, nxjerrjen e asgjësimin e informacionit të klasifikuar "sekret shtetëror" dënohet sipas ligjeve në fuqi.
Neni 31Ngarkohet Këshilli i Ministrave të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të këtij ligji për procedurat që do të përdoren në procesin e klasifikimit, deklasifikimit, zhvlerësimit, ruajtjes dhe transferimit të informacionit të klasifikuar.
Neni 32Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 243, date 27.8.1982 "Për ruajtjen e sekretit shtetëror" dhe çdo akt tjetër që vjen në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen.
Neni 33Ky ligj hyn në fuqi 15 pas botimit në Fletoren Zyrtare. Shpallur me dekretin nr.2324, datë 24.2.1999 të Presidentit të Republikes së Shqipërisë, Rexhep Meidani.
