HISTORIKU I DSIK-se

Drejtoria e Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar (DSIK), eshte krijuar ne baze te ligjit nr. 8457, date 11.2.1999 "Per informacionin e klasifikuar "sekret shteteror"", i ndryshuar me ligjin nr. 9541, date 22.5.2006 "Per disa shtesa e ndryshime ne ligjin nr. 8457, date 11.2.1999 "Per informacionin e klasifikuar "sekret shteteror"".
Me Urdherin e Kryeministrit, nr. 742, date 14.2.2001, "Per disa ndryshime ne strukturen dhe organiken e Keshillit te Ministrave", u miratua struktura e Drejtorise se Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar (strukture provizore me tre vete).

Mbas pergatitjes dhe miratimit nga Keshilli i Ministrave te akteve nenligjore, te nxjerra ne baze e ne zbatim te ligjit nr. 8457, date 11.2.1999, "Per informacionin e klasifikuar "sekret shteteror"", me vendim nr. 58, date 29.1.2004, te Keshillit te Ministrave, "Per organizimin e Drejtorise se Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar", u miratua struktura dhe organika e plote ne varesi direkte te Kryeministrit.

Ne baze te vendimit nr. 377, date 31.05.2001, te Keshillit te Ministrave, " Per sigurimin e informacionit te klasifikuar ne marredheniet nderkombetare ", DSIK-ja eshte Autoritet i Sigurimit Kombetar ne marredhenie me NATO-n, organizatat e tjera nderkombetare dhe vendet e huaja.

DSIK-ja ka marredhenie bashkepunimi me strukturat e NATO-s dhe me strukturat homologe te vendeve te tjera anetare apo partnere te NATO-s.

DSIK-ja (Autoriteti i Sigurimit Kombetar), pergatit, negocion dhe nenshkruan " Marreveshjet per mbrojtjen e perbashket te informacionit te klasifikuar ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe qeverive te vendeve te tjera ".

Zyra e Sigurimit te NATO-s (NOS), gjate inspektimeve qe ka bere ne Shqiperi, "Per Ceshtjet e Sigurise se informacionit te klasifikuar te NATO-s", ka vleresuar profesionalizmin e DSIK-se ne permbushjen e standarteve te sigurise dhe rekomandimeve te NATO-s.