AKTIVITETE
Tiranë,
24 Nëntor 2011
Me datë 24 Nëntor 2011, nën drejtimin dhe mbështetjen e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar me cilësinë e Autoritetit të Sigurisë Kombëtare dhe të Sekretariatit të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit, u zhvillua në Tiranë, Takimi i Parë i Grupit të Punës të Ekspertëve të Autoriteteve të Sigurisë Kombëtare të Vendeve të Evropës Juglindore.
Vendet pjesëmarrëse të këtij takimi; Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Sllovenia, u përfaqësuan nga ekspertë dhe drejtues të Autoriteteve të Sigurisë Kombëtare. Gjithashtu ishin të pranishëm në takim: perfaqesues te Zyrës së Sigurisë së NATO-s /NOS/, dhe Zyres se Politikave te Sigurisë pranë BE.
Gjatë këtij takimi u diskutuan aspekte te veëanta teknike lidhur me thellimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e sigurisë së informacionit të klasifikuar. Pjesëmarrësit e vlerësuan maksimalisht produktivitetin dhe frymën miqësore të këtij takimi.
..................................................................................................................................................................................
Kosove,
21 - 23 Qershor 2011
Me ftesë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë /AKI/ një delegacion i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar /DSIK/, i kryesuar nga Z. Shyqyri Dekavelli, drejtor i kësaj drejtorie, zhvilloi një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, nga data 21-23 qershor 2011.
Delegacioni i DSIK-së, me cilësinë e Autoritetit të Sigurimit Kombëtare për informacionin e klasifikuar të NATO-s, shteteve dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, u prit nga Drejtori i AKI, Z. Bashkim Smakaj dhe stafi i tij. Gjatë vizitës, u organizuan takime të veçanta dhe pati shkëmbime reciproke të përvojave me drejtuesit dhe ekspertët e Departamentit të Verifikimit të Sigurisë të AKI.
Vizita u krye në kuadrin e bashkëpunimit për procedurat e klasifikimit të informacioneve dhe procedurat e Vetting-ut.
..................................................................................................................................................................................
Bullgari,
25 Maj 2011
Me iniciativën e Sekretariatit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal të EU dhe të NSA-së Bullgare, më datë 25 Maj 2011, në rezidencën “Bojana” në Sofje, u mbajt takimi i parë i Autoriteteve të Sigurimit Kombëtar të vendeve të Evropës Juglindore me tematikë; “Bashkëpunimi Rajonal në kuadrin e funksionimit të Sistemit për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar – Praktikat dhe përballja me sfidat në vendet e Evropës Juglindore”.
Në këtë takim ishin pjesëmarrës drejtuesit e NSA-ve të Shqipërisë, Bosnje Hercegovinës, Bullgarisë, Kroacisë, Maqedonisë, Moldavisë, Malit të Zi, Rumanisë, Sllovenisë dhe Serbisë. Gjithashtu në takim morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Z. Hido Bišcevic, Zevendësdrejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Pergjithshëm të Këshillit të Bashkimit Evropian, Z. David Galloway, Shefi i Mbikëqyrjes së Politikave pranë Zyrës së Sigurisë së NATO-s /NOS/, Z. Giuseppe Benassi dhe ekspertë të tjerë të sigurisë.
Pjesëmarrësit në takim diskutuan aspekte të rëndësishme të praktikave për sigurimin e informacionit të klasifikuar dhe për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal në këtë fushë të rëndësishme.
Delegacionet e NSA-ve pjesëmarrëse zhvilluan edhe takime dypalëshe në kuadrin e intensifikimit të bashkëpunimit ndërinstitucional për sigurimin e informacionit të klasifikuar. Në këtë kuadër, delegacioni i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar /DSIK/, i kryesuar nga Z. Shyqyri Dekavelli, drejtor i kësaj drejtorie pati takime të rëndësishme me delegacionin e NSA-së bullgare, kryesuar nga Zj. Tsveta Markova, delegacionin e NSA-së së Bosnjë Hercegovinës, kryesuar nga Z. Munib Isakovic dhe delegacionin e NSA-së Maqedonase, kryesuar nga Zj. Lidija Kostovska.
..................................................................................................................................................................................

Rumani,
14-17 Qershor 2011
Më 14 - 17 Qershor 2011, në Rumani u mbajt raundi i parë i negociatave për "Projektmarrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave tëRepublikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Rumune mbi mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar".
Delegacioni shqiptar drejtohej nga Z. Shyqyri Dekavelli, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK).
Delegacioni rumun drejtohej nga Z. Mariu Petrescu, Drejtor i Përgjithshëm i Zyrës Kombëtare të Regjistrit për Informacionin e Klasifikuar.
..................................................................................................................................................................................
mbi shkëmbimin dhe mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar"
Tiranë,
3 Maj 2011
Më 3 Maj 2011, në Tiranë u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Franceze mbi shkëmbimin dhe mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar”.
Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm në marrëdhëniet bilaterale të dy vendeve në çështjet e sigurisë....................................................................................................................................................................................
mbi shkėmbimin dhe mbrojtjen reciproke tė Informacionit tė Klasifikuar"
Francë,
20 – 23 Shtator 2010
Më 20 - 23 Shtator 2010, në Paris u mbajt raundi i dytë i negociatave për "Projektmarrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Franceze për shkëmbimin dhe mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar".
Delegacioni shqiptar përbëhej nga 3 anëtarë dhe drejtohej nga Z. Shyqyri Dekavelli, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK). Delegacioni francez drejtohej nga Z. Vincent Avoine, Përfaqësues i Sekretariatit të Përgjithshëm për Mbrojtjen dhe Sigurinë Kombëtare.
..................................................................................................................................................................................
dhe mbrojtjen e ndërsjelltë të
Informacionit të Klasifikuar”
Tiranë,
7 Maj 2010
Më 7 Maj 2010, në Tiranë u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Sllovenisë për shkëmbimin dhe mbrojtjen e ndërsjelltë të Informacionit të Klasifikuar”.
Nga pala shqiptare marrëveshja u nënshkrua nga
Z. Shyqyri Dekavelli, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK). Nga pala Sllovene, marrëveshja u nënshkrua nga Z. Milan Tarman, Drejtor i Zyrës Shtetërore për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar.
..................................................................................................................................................................................
Tiranë,
12-15 Prill 2010
Më 12 - 15 Prill 2010, në Tiranë u mbajt raundi i parë i negociatave për “Projektmarrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Franceze mbi shkëmbimin dhe mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar”.
Nga pala shqiptare negociatat u drejtuan nga Z. Shyqyri Dekavelli, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK). Nga pala franceze negociatat u drejtuan nga Z. Vincent Avoine, Përfaqësues i Sekretariatit të Përgjithshëm për Mbrojtjen dhe Sigurinë Kombëtare.
Negociatat u mbajtën në një atmosferë miqësore dhe frytdhënëse.
..................................................................................................................................................................................
Tiranë,
19 Dhjetor 2009
Më 16 Dhjetor 2009, në Tiranë u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Letonisë për mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar”. Nga ana e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë marrëveshja u nënshkrua nga Z. Shyqyri Dekavelli, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar. Nga ana e Qeverisë së Republikës së Letonisë, marrëveshja u nënshkrua nga Zj. Astra Kurme, Ambasadorja Letoneze.
Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm në marrëdhëniet bilaterale të dy vendeve në çështjet e sigurisë.
..................................................................................................................................................................................
Çeki,
19 Nëntor 2009
Më 19 Nëntor 2009, në Pragë u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Çeke për shkëmbimin dhe mbrojtjen e përbashkët të Informacionit të Klasifikuar”. Nga ana e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë marrëveshja u nënshkrua nga Z. Shyqyri Dekavelli, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar. Nga ana e Qeverisë së Republikës Çeke, marrëveshja u nënshkrua nga Z. Dušan Návratil, kreu i Autoritetit të Sigurisë Kombëtare Çeke.
Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm në marrëdhëniet bilaterale të dy vendeve në çështjet e sigurisë.
..................................................................................................................................................................................
Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Sllovenisë për shkëmbimin dhe mbrojtjen e përbashkët të Informacionit të Klasifikuar"
Tiranë,
28–30 Tetor 2009
Më 28 – 30 Tetor 2009, në Tiranë u mbajtën negociatat për “Projektmarrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Sllovenisë për shkëmbimin dhe mbrojtjen e përbashkët të Informacionit të Klasifikuar”.
Nga pala shqiptare negociatat u drejtuan nga Z. Shyqyri Dekavelli, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK). Nga pala sllovene negociatat u drejtuan nga Z. Milan Tarman, Drejtor i Zyrës Shtetërore për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar.
Negociatat u mbajtën në një atmosferë miqësore dhe frytdhënëse.
..................................................................................................................................................................................
Tiranë,
23–26 Shtator 2009
Nga data 23–26 Shtator 2009, Drejtori i Zyrës së Sigurisë së NATO-s (NOS), njëkohësisht edhe Kryetar i Komitetit të Sigurisë së NATO-s, Z. Michael T. Evanoff, kreu një vizitë pune në Shqipëri. Z. Evanoff ishte i shoqëruar nga ekspertja për çështjet e sigurisë në NOS, Zj. Genevieve Labelle.
Gjatë ditëve të vizitës së tij në Shqipëri, Z. Michael T. Evanoff u takua me Presidentin e Republikës, Z. Bamir Topi, Ministrin e Mbrojtjes, Z. Arben Imami dhe me Drejtues të strukturave të sigurisë.
Në takimet e zhvilluara u diskutua për çështje të sigurisë në tërësi si dhe për aspekte të veçanta të punës së institucioneve tona shtetërore në fushën e sigurisë së informacionit të klasifikuar të NATO-s në Shqipëri.
Z. Michael T. Evanoff, vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria në të gjitha disiplinat e sigurisë.
Në vijim të vlerësimeve për veprimtarinë e Autoritetit të Sigurimit Kombëtar (DSIK), Z. Evanoff nënvizoi dedikimin dhe profesionalizmin e lartë të stafit të DSIK-së në përmbushjen e detyrimeve dhe standardeve sipas Politikës së Sigurisë së NATO-s...................................................................................................................................................................................
Tiranë,
27 Qershor 2009
Më 27 Qershor 2009, në Tiranë u mbajt raundi i dytë i negociatave për “Projektmarrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Çeke për shkëmbimin dhe mbrojtjen e përbashkët të Informacionit të Klasifikuar”.
Nga ana e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë negociatat u mbajtën nga Z. Shyqyri Dekavelli, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar. Nga ana e Qeverisë së Republikës Çeke negociatat u mbajtën nga Z. Dušan Navratil, Drejtor i Autoritetit të Sigurisë Kombëtare të Republikës Çeke.
Negociatat u mbajtën në një atmosferë miqësore dhe frytdhënëse.
..................................................................................................................................................................................
Tiranë,
18 Qershor 2009
Më 18 Qershor 2009, në Ministrinë e Punëve të Jashtme u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Sllovakisë për shkëmbimin dhe mbrojtjen e përbashkët të Informacionit të Klasifikuar”.
Nga ana e Qeverisë së Republikës së Sllovakisë, marrëveshja u nënshkrua nga kreu i Autoritetit të Sigurisë Kombëtare Sllovake, Z. František Blanárik dhe nga ana e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë marrëveshja u nënshkrua nga Z. Shyqyri Dekavelli, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.
Kjo marrëveshje përbën një hap të rëndësishëm përpara në marrëdhëniet bilaterale të dy vendeve në çështjet e sigurisë.
..................................................................................................................................................................................
Çeki,
25 - 28 Shkurt 2009
Më 25 - 28 Shkurt 2009, në Pragë u mbajtën negociatat për "Projektmarrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Çeke për shkëmbimin dhe mbrojtjen e përbashkët të Informacionit të Klasifikuar".
Delegacioni shqiptar përbëhej nga 4 anëtarë dhe drejtohej nga Z. Shyqyri Dekavelli, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK). Delegacioni çek drejtohej nga Z. Dušan Navratil, Drejtor i Autoritetit të Sigurisë Kombëtare të Republikës Çeke.
Negociatat u mbajtën në një atmosferë miqësore dhe frytdhënëse.
..................................................................................................................................................................................
Slloveni,
10-13 Shkurt 2009
Më 10-13 Shkurt 2009, në Slloveni u mbajtën negociatat për "Projektmarrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Sllovenisë për shkëmbimin dhe mbrojtjen e përbashkët të Informacionit të Klasifikuar".
Delegacioni shqiptar përbëhej nga 4 anëtarë dhe drejtohej nga Z. Shyqyri Dekavelli, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK). Delegacioni slloven drejtohej nga Z. Milan Tarman, Drejtor i Zyrës Shtetërore për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar.
Negociatat u mbajtën në një atmosferë miqësore dhe frytdhënëse.
..................................................................................................................................................................................
"Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë mbi mbrojtjen e përbashkët të Informacionit të Klasifikuar"
Tiranë,
19 Dhjetor 2008
Me 19 Dhjetor ne Ministrine e Puneve te Jashtme u zhvillua ceremonia e nenshkrimit te marreveshjes ndermjet “Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Kroacise mbi Mbrojtjen e Perbashket te Informacionit te Klasifikuar”. Nga ana e Qeverise se Republikes se Kroacise, marreveshja u nenshkrua nga kreu i Autoritetit te Sigurise Kombetare Kroate, Z. Ladislav Pivcevic dhe nga ana e Keshillit te Ministrave te Shqiperise marreveshja u nenshkrua nga Z. Shyqyri Dekavelli, Drejtor i Autoritetit te Sigurise Kombetare per Shqiperine.
Kjo marreveshje perben nje hap te rendesishem perpara ne marredheniet bilaterale te dy vendeve dhe perben nje pike referimi ne bashkepunimin nderrajonal ne fushat e sigurise.
..................................................................................................................................................................................

Sllovaki,
17- 20 Nëntor 2008
Më 17-20 Nëntor 2008, në Sllovaki, u mbajtën negociatat e "Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Sllovakisë mbi mbrojtjen e përbashkët të Informacionit të Klasifikuar". Delegacioni shqiptar përbëhej nga 4 anëtarë dhe drejtohej nga Z. Shyqyri Dekavelli, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.
Negociatat u mbajtën në një atmosferë miqësore dhe frytdhënëse.
..................................................................................................................................................................................
Tiranë,
18 Shtator 2008
Me date 18 Shtator 2008 ne ambjetet e Ministrise se Puneve te Jashtme, u krye nenshkrimi perfundimtar i "Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë mbi mbrojtjen e ndersjellte të informacioneve të klasifikuara".
Ne emer te te dy qeverive nenshkruan: per Keshillin e Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Drejtori i Drejtorise se Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar i cili eshte Autoriteti i Sigurimit Kombetar, Z. Shyqyri Dekavelli dhe per Qeverine e Republikës Federale të Gjermanisë, nga Z. Bernd Borchardt, Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë ne Shqiperi.
Nenshkrimi i kesaj marreveshje ben te mundur mbrojtjen e informacionit te klasifikuar qe do te shkembehet midis institucioneve shteterore te 2 vendeve dhe do te forcoje me tej bashkepunimin ne fushen e sigurise me Republikën Federale të Gjermanisë.
Ceremonia e nenshkrimit u zhvillua ne nje atmosfere te ngrohte dhe miqesore.
..................................................................................................................................................................................

"Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë për mbrojtjen e përbashkët të informacionit të klasifikuar"
Zagreb,
16-19 Korrik 2008
Me 16-19 Korrik 2008, ne Zagreb te Kroacise, u mbajt raundi i dyte i negociatave te "Marreveshjes ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Kroacise per mbrojtjen e perbashket te informacionit te klasifikuar".
Delegacioni shqiptar perbehej nga 5 anetare, dhe drejtohej nga Z. Shyqyri Dekavelli, Drejtor i Drejtorise se Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar. Te dyja palet rane dakord mbi nje draft te perbashket dhe nenshkrimi perfundimtar i kesaj marreveshjeje pritet te behet ne Kroaci, gjate vizites se planifikuar te Kryeministrit te Republikes se Shqiperise, Z. Sali Berisha ne vjeshte te ketij viti. Negociatat u mbajten ne nje atmosfere miqesore dhe frytdhenese.
..................................................................................................................................................................................
Tiranë,
27 Shkurt 2008
Në Sofie të Bullgarisë, me 27 Shkurt 2008, u nënshkrua "Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Bullgarisë për mbrojtjen reciproke dhe shkëmbimin e informacionit të klasifikuar".
Për Qeverinë e Republikës së Shqipërisë marrëveshja u nënshkrua nga Z. Shyqyri Dekavelli, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasikuar, ndërsa për palën Bullgare nga Zj. Tsveta MARKOVA, Drejtore e Komisionit Shtetëror për Sigurimin e Informacionit.
Kjo marrëveshje është në vijim të përmbushjes së obligimeve të përcaktuara në Planin e Veprimit për Anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, si dhe duke reflektuar zbatimin e rekomandimeve të Strukturave Euroatlantike.
..................................................................................................................................................................................

"Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kabinetit të Ministrave të Ukrahinës për mbrojtjen reciproke të informacionit të klasifikuar" Tiranë,
5 Shkurt 2008
Me datë 5.2.2008, në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë, u nënshkrua "Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kabinetit të Ministrave të Ukrahinës për mbrojtjen reciproke të informacionit të klasifikuar".
Për Qeverinë e Republikës së Shqipërisë Marrëveshja u nënshkrua nga Z. Shyqyri DEKAVELLI, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasikuar, ndërsa për palën ukrahinase nga Zoti Mykola HALAMBA, Zevendëskryetar i Shërbimit të Sigurimit të Ukrahinës.
Marrëveshja e nënshkruar nga Shefat e Autoriteteve Kompetente, i paraprin nënshkrimit të protokolleve teknike ndërmjet ministrive dhe institucioneve shtetërore të dy vendeve respektive për shkëmbim të ndërsjelltë të informacionit të klasifikuar sipas fushave me interes të përbashkët.
Kjo marrëveshje është në vijim të përmbushjes së obligimeve të përcaktuara në Planin e Veprimit për Anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, si dhe duke reflektuar zbatimin e rekomandimeve të Strukturave Euroatlantike.
Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar pranë Këshillit të Ministrave, në cilësine e Autoritetit të Sigurimit Kombëtar në fushën e informacionit të klasifikuar "sekret shtetëror", me NATO- n, me shtetet dhe organizatat e tjera nderkombëtare ka inicuar marrëveshje me vende të tjera anëtare dhe partnere të NATO-s.
..................................................................................................................................................................................
"Negociata ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë për "mbrojtjen reciproke të informacioneve të klasifikuara""
Berlin,
12 -13 Nentor 2007
Ne datat 12 -13 Nentor 2007, ne Berlin, nje delegacion i eksperteve te Drejtorise se Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar (Autoriteti i Sigurimit Kombetar) prane Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise, zhvilloi negociata me nje delegacion te eksperteve te Pales Gjermane, "Mbi Projekt Marreveshjen ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes Federale te Gjermanise per mbrojtjen reciproke te informacioneve te klasifikuara".
Negociatat u zhvilluan me nivel te larte profesional dhe ne fryme miqesore dhe bashkepunimi reciprok.
Delegacionet, shkembyen mendime ne fushen e sigurimit te informacionit te klasifikuar.
Procedurat kombetare per aprovimin dhe nenshkrimin e Projekt Marreveshjes se negociuar jane ne process nga palet.
..................................................................................................................................................................................

Konferenca ndërkombëtare mbi "Eksperiencat dhe Sfidat - në funksionimin e sistemit mbrojtës të informacionit të klasifikuar"
Sofie,
21-23 Tetor 2007
Me ftesë të Komisionit Shtetëror për Informacionin e Klasifikuar të Bullgarisë -; një delegacion nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar mori pjesë në konferencën ndërkombëtare të organizuar në Sofie më 21-23 Tetor 2007, mbi "Eksperiencat dhe Sfidat - në funksionimin e sistemit mbrojtës të informacionit të klasifikuar".
Në këtë konferencë morën pjesë Autoritetet e Sigurimit Kombëtar, (NSA), nga vendet anëtare të NATO-s, Bullgaria, Belgjika, Gjermania, Italia, Spanja, Hungaria, Republika Çeke, Lituania, Rumania.
Dhe vendet kandidate për anëtarësim, si Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia.
Gjithashtu në këtë konferencë mori pjesë dhe një përfaqësues i Zyrës së Sigurisë së NATO-s, (NOS), përfaqësuar nga Z. Rolf Ultes.
Delegacioni i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, (DSIK), në kontekst me NATO-n - Autoriteti i Sigurimit Kombëtar, kryesohej nga Z. Shyqyri Dekavelli.
Sipas programit, delegacioni ynë referoi tre materiale;
"Sigurimi Industrial", "Legjislacioni shqiptar për mardhëniet ndërkombëtare në fushën e informacionit të klasifikuar" dhe "Praktikat e proçedurat në fushën e sigurisë së personelit"
Gjatë zhvillimit të punimeve të konferencës u shkëmbyen pikëpamje dhe ekperienca me interes të përbashkët në fushën e sigurisë së informaciont të klasifikuar, për aspektet ligjore të fushës së sigurisë; për mënyrat e organizimit, veprimtaritë dhe objektivat e Autoriteteve të Sigurisë Kombëtare për mbrojtjen dhe sigurinë e informacionit të klasifikuar të NATO-s, etj.
Konferenca u zhvillua në një nivel të lartë profesional dhe në një frymë miqësore.
..................................................................................................................................................................................

Konferenca ndërkombëtare e organizuar ne Kroaci mbi "implementimet Kombëtare të Politikës së Sigurisë së NATO-s" në fushën e informacionit të klasifikuar
Opatija,
18-19 Shtator 2007
Me ftesë të Autoritetit të Sigurimit Kombëtar të Kroacisë -; një delegacion nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar mori pjesë në konferencën ndërkombëtare të organizuar në Opatija më 18-19 Shtator 2007, mbi "Implementimet Kombëtare të Politikës së Sigurisë së NATO-s" në fushën e informacionit të klasifikuar.
Në këtë konferencë morën pjesë Autoritetet e Sigurimit Kombëtar, (NSA), nga vendet anëtare të NATO-s, si Sllovenia, Hungaria dhe Bullgaria; vendet kandidate për anëtarësim, si Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia.
Në këtë konferencë mori pjesë edhe Drejtori i NOS-it.
Delegacioni i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, (DSIK), në kontekst me NATO-n - Autoriteti i Sigurimit Kombëtar, kryesohej nga Z. Shyqyri Dekavelli. Sipas programit, delegacioni ynë referoi tre materiale e konkretisht;
"Roli dhe përgjegjësitë e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK)", "Organizimi i Regjistrit Qendror dhe i Nën-Regjistrave për kontrollin e Informacionit të Klasifikuar të NATO-s" dhe "Politikat e Sigurisë për informacionin e klasifikuar brenda Zonave të Sigurisë"
Gjatë zhvillimit të punimeve të konferencës u shkëmbyen pikëpamje dhe ekperienca me interes të përbashkët në fushën e sigurisë së informaciont të klasifikuar, për aspektet ligjore të fushës së sigurisë; për mënyrat e organizimit, veprimtaritë dhe objektivat e Autoriteteve të Sigurisë Kombëtare për mbrojtjen dhe sigurinë e informacionit të klasifikuar të NATO-s, etj.
Gjatë ditëve të konferencës u zhvilluan takime të veçanta me delegacionet e vendeve pjesmarrëse si Sllovenia, Hungaria, Kroacia, Bullgaria e Maqedonia.
Një takim i veçantë u zhvillua me Drejtorin e NOS-it.
..................................................................................................................................................................................
![]() |
Konferencë Rajonale e Autoriteteve të Sigurimit Kombëtar Ohër, 24-25 Prill 2007 |
Me ftesë të Drejtorise për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar (Autoriteti i Sigurimit Kombëtar) të Maqedonisë, një delegacion nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (Autoriteti i Sigutimit Kombëtar) te Shqiperise, mori pjesë në Konferencën Rajonale të organizuar në Ohër më 24-25 Prill 2007, për aspektet e sigurisë së informacionit të klasifikuar. Në këtë konferencë morën pjesë Autoritet e Sigurimit Kombëtar (NSA), nga vendet anëtare të NATO-s, si Sllovenia, Hungaria, Bullgaria; vendet kandidate për anëtarësim, si Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia; si dhe vendet që sapo kanë nënshkruar Partneritetin për Paqe, si Mali i Zi dhe Serbia. Të pranishëm në këtë takim ishin dhe përfaqësues Zyrës së Sigurisë së NATO-s në Bruksel dhe Zyrtarë të NATO-s me aktivitet në Shkup, përfaqësues të trupit diplomatik në Maqedoni, etj .
Delegacioni shqiptar kryesohej nga Z. Shyqyri Dekavelli, drejtor i Drejtorise se Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (Autoriteti i Sigutimit Kombëtar). Delegacioni shqiptar mbajti prezantimin për "Proçedurat e Sigurimit të Personelit që autorizohet për të patur akses tek informacioni i klasifikuar kombëtar dhe i NATO-s". Në Konferencë pati edhe disa prezantime të tjera të zyrtarëve të NATO-s dhe të delegacioneve pjesëmarrëse, për rolin dhe përgjegjësitë e strukturave të NATO-s ndaj kërcënimeve terroriste; për aspekte të sigurimit fizik të informacionit të klasifikuar; për aspekte të sigurimit të informacionit në rrjetet informatike, mjetet dhe pajisjet e transmetimit, etj. Ne konferencë u shkëmbyen ekperienca për shumë çeshtje me interes të përbashkët si për aspektet ligjore të fushës së sigurisë; për mënyrat e organizimit, veprimtaritë dhe objektivat e Autoriteteve të Sigurisë Kombëtare për mbrojtjen dhe sigurinë e informacionit të klasifikuar të NATO-s, etj.
Në përfundim nga organizatorët dhe pjesëmarrësit në këtë Konferencë pati vlerësime pozitive për arritjet e shënuara nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ne aplikimin e standarteve të sigurisë së informacionit në një linjë me dokumentin e Politikës së Sigurisë të NATO-s.
..................................................................................................................................................................................
Negociata ndërmjet Shqipërisë dhe Bullgarisë për mbrojtjen dhe shkëmbimin e informacionit të klasifikuar Sofje, 11-12 Prill 2007 |
Ne datat 11-12 Prill 2007, ne Sofje, nje delegacion i eksperteve te Drejtorise se Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar (Autoriteti i Sigurimit Kombetar) prane Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise, zhvilloi negociata me nje delegacion te eksperteve te Komisionit Shteteror per Sigurimin e Informacionit (Autoriteti i Sigurimit Kombetar) te Republikes se Bullgarise, "Mbi Projekt Marreveshjen ndermjet Qeverise se Republikes se Bullgarise dhe Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise per mbrojtjen e perbashket dhe shkembimin e informacionit te klasifikuar".
Negociatat u zhvilluan me nivel te larte profesional dhe ne fryme miqesore.
Mbas negociatave, te dy delegacionet, te kryesuar nga drejtoret perkates te Autoriteteve te Sigurimit Kombetar, shkembyen mendime ne fushen e sigurimit te informacionit te klasifikuar.
Procedurat kombetare per aprovimin dhe nenshkrimin e Projekt Marreveshjes se negociuar jane ne proçes.

