VENDIM Nr. 380, date 31.5.2001

REPUBLIKA E SHQIPERISE
Keshilli i Ministrave

V E N D I M

Nr. 380, date 31.5.2001

PER
SIGURIMIN E INFORMACIONIT TE KLASIFIKUAR "SEKRET SHTETEROR" NE FUSHEN INDUSTRIALE

Ne mbeshtetje te nenit 100 te Kushtetutes dhe te neneve 6 e 31, te ligjit nr. 8457, date 11.2.1999 "Per informacionin e klasifikuar "Sekret shteteror"", me propozimin e Kryeministrit, Keshilli i Ministrave,

V E N D O S I :
  I. RREGULLA TE PERGJITHSHME.

1. Institucionet shteterore, te cilat, per nevoja te realizimit te detyrave, duhet te hyjne ne marredhenie me subjekte shteterore, private, me institucione kerkimore-shkencore etj, vendase apo te huaja, per  realizimin e projekteve dhe planeve shkencore, teknologjike dhe ekonomike, qe kane lidhje me sigurine  kombetare dhe perbejne informacion te klasifikuar "Sekret shteteror", duhet tu kerkojne atyre "Çertifikaten e sigurise industriale".

2. Te drejten per te leshuar kete certifikate e ka Drejtoria e Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar (DSIK),  prane Keshillit te Ministrave.

3. Leshimi i certifikates, behet pasi kryhet verifikimi i kontraktuesit.

II. KUSHTET QE DUHET TE PERMBAJE KONTRATA

Perveç kushteve te percaktuara me akte te tjera normative, ne interes te sigurimit dhe te mbrojtjes se informacionit te klasifikuar "Sekret shteteror", kontrata duhet te permbaje:
  a. Kerkesat e hollesishme per mbrojtjen e informacionit te klasifikuar "Sekret shteteror",te detyrueshme per kontraktuesin, si dhe pasojat ne rast shkeljeje.
  b. Nivelin e klasifikimit te kontrates i cili duhet te jete i njejte me nivelin e informacionit te klasifikuar "Sekret shteteror", qe perfshihet ne kontrate.
Kur perfshihet me shume se nje nivel klasifikimi, kontrata merr nivelin e klasifikimit me te larte.
  c. Personat pergjegjes per mbikeqyrjen, inspektimin, trajnimin dhe keshillimin e personelit i cili merr  pjese ne njohjen, ne zbatimin apo ne çdo faze tjeter, qe lidhet me realizimin e kontrates se klasifikuar.

III. DETYRIME PER KONTRAKTUESIN

Kontraktuesi eshte i detyruar :

1. te ruaje informacionin e klasifikuar gjate fazes se parakontrates, kur zhvillohen bisedime dhe behen  perpjekje per lidhjen e saj. Detyrimi per ruajtjen e informacionit te klasifikuar vazhdon dhe pas perfundimit te kontrates, per aq kohe sa informacioni eshte i klasifikuar .

2. te njoftoje institucionin shteteror dhe personat pergjegjes, per çdo rast te njohjes me informacionin te klasifikuar te personave te paautorizuar, ne çfaredo forme qofte, si dhe ne rast vjedhjeje, demtimi, shkaterrimi, etj.

3. te caktoje personat pergjegjes per zbatimin e masave te sigurise.

4. te vere ne dijeni institucionin shteteror per çdo ndryshim strukturor apo per çdo ndryshim te personelit, qe lidhet me realizimin e kontrates, per te marre miratimin e tij.

5. te mos realizoje kontraten apo pjese te saj me nenkontraktues pa marre, me pare miratimin e institucionit shteteror. Per nenkontraktuesin zbatohen te njejtat procedura si me kontraktuesin.

6. te krijoje ne çdo kohe kushtet dhe lehtesite per inspektime, te planifikuara ose jo, te perfaqsuesve te institucionit shteteror ose DSIK-se, ne lidhje me kontraten.

7. te pergjigjet brenda afatit per kushtet e sigurise, per mbrojtjen e informacionit te klasifikuar "Sekret shteteror", sa here e kerkon institucioni shteteror.

8. te krijoje kushte per trajnimin e personelit qe merret me realizimin e kontrates, per mbrojtjen e informacionit te klasifikuar "Sekret shteteror", nga perfaqesuesit e institucionit shteteror ose DSIK-ja.

IV. PROÇEDURAT E VERIFIKIMIT

A. Per kontraktuesin.

1. DSIK realizon proçedurat per verifikimin e pastertise se kontraktuesit. Institucioni shteteror, i interesuar  per lidhjen e kontrates, para se ta lidhe ate duhet t'i paraqese DSIK-se kerkesen per verifikimin e pastertise se kontraktuesit. Kerkesa duhet te permbaje arsyet e ketij verifikim dhe te shoqerohet me :
    a. deklaraten e pronarit ose te pronareve te subjektit privat, ku pranohet qe te mblidhen te         dhena dhe te behen verifikime ndaj subjektit. Modeli i deklarates percaktohet nga DSIK.
    b. deklaraten per ruajtjen e sekretit shteteror, sipas modelit te percaktuar nga DSIK-ja.
    c. pyetesorin e sigurise industriale, te plotesuar sipas udhezuesit perkates po te percaktuar         nga DSIK-ja.
Kur kontraktuesi eshte institucion shteteror, kerkesa shoqerohet vetem me pyetesorin e sigurise industriale.

2. Kerkesa behet vetem pasi institucioni kerkues ka realizuar verifikimin paraprak, sipas pyetesorit te sigurise industriale dhe eshte dakort per lidhjen e kontrates.

3. DSIK-ja, ne baze te ketij verifikimi dhe ne baze te propozimit te titullarit te institucionit, pasi perfundon verifikimin dhe e vlereson, ne perputhje me ligjin dhe aktet e tjera normative, leshon certifikaten e sigurise industriale. Afati per kthimin e pergjigjes nga DSIK-ja eshte 2 muaj nga dita e paraqitjes se kerkeses. Ne rast mosrespektimi te ketij afati, DSIK-ja duhet te njoftoje institucionin kerkues per shkaqet e voneses.

4. Institucionet, te cilave me ligj u eshte njohur e drejta per te bere verifikime per kete qellim, zbatojne proçedurat e percaktuara ne kete vendim dhe pasi jane shprehur dakort, i kerkojne DSIK-se leshimin e certifikates se sigurise industriale.

5. DSIK-ja, ne baze te kerkeses dhe dokumentacionit te paraqitur nga institucioni, kur i gjen te plota, u kerkon te dhena qe lidhen me verifikimin e kontraktuesit institucioneve perkatese, qe kane lidhje me sigurimin kombetar, rendin kushtetues, rendin publik, organeve te drejtesise, ministrive e institucioneve te tjera shteterore a subjekteve private.

6. DSIK-ja ne rastet kur kontraktuesi eshte ndermarrje e huaj, ndermarrje e perbashket ose shumekombeshe, komunikon me Autoritetin e Sigurimit Kombetar te vendeve perkatese per te bere, sipas marreveshjes verifikimin.

7. Proçesi i shqyrtimit te pastertise se kontraktuesit, behet sipas pyetesorit te sigurise industriale.

8. DSIK-ja, ne perfundim te proçedures se verifikimit, kur e gjen te bazuar, leshon çertifikaten e sigurise industriale, e cila konfirmon qe kontraktuesi eshte i afte t'a mbroje  informacionin e klasifikuar "Sekret shteteror".

9. Dhenia ose futja me qellim e informacioneve te rreme ne pyetesorin e sigurise industriale perben shkak per mos leshimin e certifikates se sigurise industriale.

10. DSIK-ja ne rast mos leshimi te certifikates se sigurise industriale, ve ne dijeni institucionin kerkues. Ne kete rast institucioni kerkues ose dhe kontraktuesi kane te drejte te ankohen brenda 10  diteve, tek Kryeministri, vendimi i te cilit eshte perfundimtar.

11. Proçedura e verifikimit per nje kontraktues, te cilit nuk i shte pranuar kerkesa per pajisjen me certifikate te sigurise industriale, mund te rifilloje, pas kalimit te nje periudhe 6-mujore deri ne nje vit nga data e mospranimit, duke vleresuar shkaqet qe kane sjelle kete.

12. Çertifikata e sigurise industriale eshte e vlefshme per aq kohe sa duhet per realizimin e kontrates.

13. Niveli i certifikates se sigurise industriale leshohet sipas nivelit te informacionit te klasifikuar qe permban kontrata.

B. Per personelin e kontraktuesit

1. Personeli i kontraktuesit, qe do te marre pjese ne realizimin e çdo faze te kontrates dhe qe do te njihet me informacionin e klasifikuar "Sekret shteteror", i nenshtrohet proçedures se verifikimit te pastertise se figures.
2. Proçesi i shqyrtimit te pastertise se figures dhe leshimi i çertifikates se sigurise per personelin e  kontraktuesit, qe do te marre pjese ne realizimin e kontrates, behet ne mbeshtetje te vendimit nr. 122, date 15.3.2001, te Keshillit te Ministrave "Per shqyrtimin e pastertise dhe per dhenien e çertifikates se sigurise personave qe do te njihen me informacionin e klasifikuar "Sekret shteteror"".

V. PYETESORI I SIGURISE INDUSTRIALE

Pyetesori i sigurise industriale duhet te permbaje :

1. informacion per statusin ligjor te kontraktuesit.
2. informacion per strukturat dhe kapitalin e kontraktuesit.
3. informacion per trupen administrative, per punonjesit ,qe do te marrin pjese ne realizimin e kontrates dhe supervizoret.
4. informacion per sistemin e mbrojtjes dhe masat e sigurise per informacionin e klasifikuar "Sekret shteteror", qe do t'i besohet gjate realizimit te kontrates.
5. informacion nese ka marre pjese me pare ne realizimin e kontratave te klasifikuara, brenda ose jashte vendit.
6. specifikimin e punonjesve te autorizuar qe do te kene te drejte te njihen me informacionin e klasifikuar "Sekret shteteror".
7. personin ose personat pergjegjes, te autorizuar nga drejtuesi i kontraktuesit per marrjen e masave per  sigurimin e informacionit te klasifikuar "Sekret shteteror", gjate gjithe fazave te realizimit te kontrates.

DSIK-ja ne zberthim dhe plotesim te kerkesave te mesiperme, mund te pasqyroje ne pyetesorin e sigurise industriale edhe kerkesa te tjera.

VI. RREGULLA TE VEÇANTA

1. Dokumentacioni i grumbulluar per kontraktuesit ruhet prane DSIK-se.

2. Kur DSIK-ja e gjykon te nevojshme, praktiken e ketij dokumentacioni mund t'ua dergoje per ruajtje dhe administrim institucioneve shteterore kerkuese, te cilat, me ligj, kane te drejte te bejne verifikimin e kontraktuesit.

3. Ngarkohen ministrite e institucionet e tjera shteterore per zbatimin e ketij vendimi.

4. Ngarkohet DSIK-ja me kontrollin e zbatimit te ketij vendimi.

Ky vendim hyn ne fuqi 30 dite pas botimit ne "Fletoren zyrtare".


                                                                              K R Y E M I N I S T R I                                                                                     ILIR META